75 Mall Live Search
08:44 / E Premte, 05 Shtator 2025 / Z S

Bajqinovci: Kuvendi është konstituuar, çkado që vendos Kushtetuesja e respektojmë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Politiko” me Kushtrim Sadikun, ku ndër të tjera ka folur edhe për bllokadën e radhës së krijuar në Kuvendin e Kosovës. 

Bajqinovci ka thënë se Kuvendi i Kosovës është konstituuar.

Ai ka thënë se nëse Gjykata Kushtetuese eventualisht thotë se duhet të ketë masë të përkohshme ose vendim tjetër, ai thotë se do ta respektojnë.

“Ne e kemi zgjedhur kryetarin e kuvendit i kemi zgjedhur tre nënkryetar dhe kur kemi ardhur te pika për kandidaturën për nënkryetarin e komunitetit serb i kemi ezauruar të gjithë deputetët nga komuniteti serb dhe mendoj se Kuvendi i Republikës së Kosovë është konstituuar dhe duhet të vazhdojë punën”, ka thënë Bajqinovci./Indeksonline/