75 Mall Live Search
20:08 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Bajqinovci – LDK-së: Mos na folni shumë për vrasje, se në fund po thoni SHIKU SHIKU SHIKU

Për më shumë se shtatë orë, po mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës për mocionin e LDK-së, për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Dy partitë që formuan koalicionin LDK dhe VV po hedhin akuza në adresë të njëra-tjetrës për gjendjen e krijuar politike.

Derisa, deputeti i VV-së, Mefail Baqinovci, tha se sot në vend që të flisnim për masat që duhej të mirreshin për parandalimin e pandemisë koronavirus, seanca u thirr për rrëzimin e një qeverie.

“Sot minimumi që duhej të bënim ishte që të diskutonim për përballimin e virusit korona.

Ne sot si Kuvend kemi zgjedhur diçka tjetër, të mërzisim e shqetësojmë duke e zbehur besimin e frikën e pasigurinë për të ardhmen.

LDK përsëri ka zgjedhur të jetë patericë e Hashim Thaçit.

Qëllimi mocioni s’ka të bëj me tarifën e Veliun, përralla. Për të nënshkruhet marrëveshja për territorin e Kosovës.

Kjo po bëhet sepse po kanë frikë nga Kurti për luftimin e korrupsionit. Që nga marrja e detyrës janë me dhjetëra vendime që janë shpëtuar qindra miliona euro. Treguam që ne s’kursejmë asgjë”, tha deputeti i VV-së, përcjellë Indeksonline.

Bajqinovci tutje iu drejtua LDK-së duke i thënë se sot po i bëni një dëm vendit.

“Ju sot po bëni një dëm vendit. Ju duhet të gjeni kurajo t’i kërkoni falje popullit.

Do të hyni në histori si parti puçiste. Ne shqetësohemi se ju po i bëni dëm vendit,  e ndërtimit të shtetit siç e duan të rinjtë.

Sot LDK po dezerton, me partnerët e opozitës.  Ju keni qenë vetëm aksesorë të PDK-së. Ne vendosëm t’ju heqim nga ato vese e dëme.

Dhe në fund, mos na folni shumë për vrasje, se në fund po thoni SHIKU SHIKU SHIKU. Jeni të humbur bashkë me Hashim Thaçin”./Indeksonline