14:25 / E Diele, 19 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Bajqinovci: Marrëveshja e zhbën Zajednicën në vetëmenaxhim kushtetues

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka raguar rreth marrëveshjes së djeshme në Ohër ku tha se më në fund kjo marrëveshje e shkrinë fusnotën

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ajo e zhbën Zajednicën e 2013 dhe 2015 në vetëmenaxhim kushtetues, ndërsa e ngritë në çështje urgjente temën e të zhdukurve dhe i hapë rrugë Kosovës për njohjet e reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Po ashtu, ka thënë se e siguron njohjen e pasaportave dhe simboleve dhe nuk ia plotëson dëshirën opozitës.

Postimi i tij i plotë:

Marrëveshja më në fund e shkrinë fusnotën. E zhbën Zajednicën e 2013 dhe 2015 në vetëmenaxhim kushtetues. E ngritë në çështje urgjente temën e të zhdukurve. I hap rrugë Kosovës për njohjet e reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Siguron njohjen e pasaportave dhe simboleve. Dhe nuk ia plotëson dëshirën opozitës dhe opozitarëve.