75 Mall Live Search
16:15 / E Enjte, 14 Gusht 2025 / Z S

Bajqinovci me akuza ndaj Abelard Tahirit: Viti me më së shumti vrasje ishte 2018, kur ai vet ishte Ministër i Drejtësisë

Depueti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci ka hedhur akuza ndaj deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri sa i përket çështjes së vrasjeve në vendin tonë.

Sipas Bajqinovcit, numri i vrasjeve këtë vit ose viteve të fundit nuk ka ndonjë trend në rritje.

‘’Si deputet i zgjedhur, dhe ish-anëtar i Komisionit Parlamentare për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, duke marrë për shkas diskutimet publike në lidhje me nivelin e sigurisë në vend por edhe konferencën e deputetit Abelard Tahiri, i jam drejtuar Policisë së Kosovës me një kërkesë për qasje në të dhëna për numrin e vrasjeve brenda vitit në 10 vjet e fundit, pra për periudhën 2015-2025. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, numri i vrasjeve këtë vit ose viteve të fundit nuk ka ndonjë trend në rritje. Kjo nuk do të thotë që rastet e fundit nuk duhet të trajtohen seriozisht’’, ka shkruar Bajqinovci.

Më tutje ai është shprehur se viti me më së shumti vrasje ishte 2018, kur Tahiri ishte Ministër i Drejtësisë.

‘’Por, ajo çka më ra në sy nga këto të dhënat është se në 10 vjet e fundit, viti me numrin më të madh të rasteve të vrasjeve ka qenë viti 2018 – gjithsej 34 raste të vrasjeve. Për ironi, ministër i Drejtësisë, atë kohë ishte Abelard Tahiri, që organizoi konferencë për media në të cilën politizoi tragjeditë e ditëve të fundit vetëm e vetëm që ta kritikonte qeverinë duke thënë se ato janë rezultat i dështimit të shtetit për t’i mbrojtur qytetarët. Në atë vit, kujtojmë se drejtori i Policisë ishte Rashit Qalaj, tash deputet i PDK-së’’, ka shkruar tutje Tahiri./Indeksonline/