75 Mall Live Search
12:37 / E Martë, 19 Nëntor 2024 / S Z

Bajqinovci- mërgatës: Vota juaj është e rëndësishme si asnjëherë më parë, që në Kosovë të mos kthehet korrupsioni

Deputeti i Vetëvendosjes Mefail Bajqinovci, i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohet për të votuar në zgjedhjet e 09 shkurtit. Bajqinovci përmes një vidomesazhi ka thënë se çdo votë e mërgimtarëve, është e rëndësishme si asnjëherë më parë, që në Kosovë të mos ktheheht korrupsioni, ndikimi i Beogradit dhe ata që shpresojnë të bëjnë koalicion me Listen Serbe.

“Regjistrimi për votim jashtë Kosovës, përfundon, më 26 dhjetor 2024. Mos e humbni mundësinë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Çdo voto juaja është e vlefshme dhe e rëndësishme, si asnjëherë më parë. Që në Kosovë të mos kthehet korrupsoni, ndikimi i Beogradit dhe as ata që shpesojnë koalicion me Liten serbe. S’ka kthim mrapa”, ka thënë Bajqinovci.