75 Mall Live Search
19:04 / E Enjte, 07 Maj 2020 / indeksADMonline

Bajqinovci mes Kurtit e Konjufcës: Veç po lodheni duke spekuluar

Deputeti nga VV-ja, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas lajmeve që Albin Kurti e Glauk Konjufca nuk po kalojnë nëpër një periudhë të mirë mes veti.

“Veç po lodheni duke spekuluar”, ka shkruar ai në një postim në Facebook, shoqëruar me një fotografi ku treshja shihen të buzëqeshur, shkruan Indeksonline.

Siç dihet lideri i VV është kritikuar nga Konjufca për deklarimet se Grenell ka gisht në rrëzimin e Qeverisë

Ndërkohë dyshimin e ka përforcuar edhe postimi i fundit Albin Kurtit në Instagram, i cili ka falënderuar sekretaren organizative, Vlora Haxhimehmedin dhe nënkryetarin Besnik Bislimi për rritjen e përkrahjes që ka marrë së fundi LVV. Ai në këtë postim  nuk ka përmendur, në asnjë moment Konjufcën.