75 Mall Live Search
22:01 / E Shtunë, 27 Dhjetor 2025 / MSH1

Bajqinovci nga tubimi përmbyllës i LVV-së: “Prishtina dhe e gjithë Kosova nuk lëshon pe”

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas tubimit përmbyllës të fushatës zgjedhore të LVV-së në Prishtinë, duke theksuar mobilizimin dhe mbështetjen e qytetarëve për këtë subjekt politik.

Përmes një postimi, Bajqinovci ka theksuar mesazhin e unitetit dhe vendosmërisë, duke shkruar: “Prishtina dhe e gjithë Kosova nuk lëshon pe!”, ndërsa ka bërë thirrje për përkrahje të Lëvizjes 116, me Albin Kurtin numër 1 dhe Mefail Bajqinovcin numër 48 në listën zgjedhore.

Tubimi përmbyllës i LVV-së u karakterizua nga pjesëmarrje e madhe e qytetarëve dhe mesazhe që synojnë vazhdimin e qeverisjes aktuale pas zgjedhjeve.