22:26 / E Mërkurë, 08 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Bajqinovci: Opozita është duke e shkaktuar dëmin më të madh ndaj Kosovës në dialog me Serbinë

Deputeti nga Lëvizja e Vetëvendosje, Mefail Bajqinofci, e ka akuzuar opozitën e Qeverisë Kurti 2, e cila, sipas tij, është duke e shkaktuar dëmin më të madh ndaj Kosovës në dialog me Serbinë.

“Mos e harronin, në këtë dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dëmin më të madh që po i shkaktohet Kosovës është nga opozita”, ka deklaruar Bajqinofci.

“Këtë e them me plot përgjegjësi, sepse shkon flet gjërat, të cilat nuk duhet të folën për Kosovën”, ka shtuar Bajqinofci.

Sipas tij, opozita e Qeverisë Kurti 2, në takimet që i mban nëpër Ambasadat e huaj, ka kërkuar rrëzimin e kryeministrit Kurti nga pushteti, shkruan TV Dukagjini.

“Në takimet nëpër Ambasada, edhe në takime joformale e formale, opozita shkon thotë hiq Albin Kurtin, se ne i bëjmë të gjitha”, ka përfunduar deputeti nga LVV-ja.