Bajqinovci: Opozita po bën propagandë pa efekt, paradite thotë “duhet zbatuar” Asociacioni… pasdite “nuk e pranojmë”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka ironizuar me opozitën. Ai ka thënë se opozita po bën propagandë pa efekt.
‘’Propaganda e opozitës pa efekt: filloi me ushqimin e FSK-së, kaloi te humbja e dronit dhe tani rikthehen tek Asociacioni… që vetë e nënshkroi. Paradite thotë “duhet zbatuar”, pasdite “nuk e pranojmë”, ka thënë Bajqinovci.
Nuk ka Asociacion…, ashtu siç nuk ka humbur Droni, ka shtuar deputeti i VV-së./Indeksonline/