20:51 / E Premte, 30 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Bajqinovci për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë: Kandidatët të mos jenë njerëz të ricikluar

Tash e disa javë Policia e Kosovës është pa Drejtor të Përgjithshëm.

Lidhur me këtë deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci i cili është gjithashtu anëtar i komisionit për siguri, ka thënë se Kosova në fakt ka mjaftueshëm njerëz qe kanë gradë dhe përvojë dhe mund ta drejtojnë Policinë e Kosovës.

‘’Janë bo një kohë e gjatë, pra 20 vite ku djem dhe vajza te reja dhe te rinjë janë shkollu, dhe kanë përvoje shume te madhe në Policinë e Kosovës. Kemi njerëz me grada, te graduar, njerëz të cilët kanë përvojë shumë të madhe që mund ta drejtojnë Policinë e Kosovës’’, tha Bajqinovci

Sipas deputetit Mefail Bajcinovci ajo qe duhet të i kushtohet me shumë rëndësi është e kaluara e kandidatëve.

‘’Të gjithë ata që kanë aplikuar të mos kenë një të kaluar të errët me dosje kriminale apo edhe skandale gjatë punës së tyre ne Polici, po ashtu që të mos jenë njerëz të ricikluar, të cilët kanë qenë pjesë e menagjmenteve 15vjetët e fundit’’, deklaroj anëtari i komisionit për siguri për T7.