Bajqinovci: Për fat të mirë para se të marrë flakë vetura, unë dola jashtë

Deputeti i legjislaturës së kaluar nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se ishte brenda veturës së tij kur ajo mori flakë.
Ai thotë se gati është djegur nga flakët, ndërkohë që nuk e di arsyen e defektit në makinën e tij.
“Sonte rreth orës 18:30 më është djegur vetura duke e vozitur, për fat të mirë para se të merr flakë dola nga automjeti. I falenderoj policinë dhe zjarrfikësit për ndërhyrjen.

