20:27 / E Martë, 31 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Bajqinovci për rrëzimin e Qeverisë: Mos shihni ëndrra!

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit ku po thuhet se Qeveria mund të rrëzohet për shkak të Asociacionit.

Ai ka thënë se këta që po shpresojnë rrëzimin, janë duke i fërkuar duart që ti nxejnë para se të fillojnë të vjedhin.

Bajqinovci të gjitha këto i ka quajtur ëndrra.

‘’Keqardhje për gjithë ata që duke shpresuar që rrëzohet Qeveria, po i fërkojnë duart për t’i nxehur e që të vjedhin.  Mos shihni ëndrra!’’, ka shkruar deputeti në një postim në Facebook. /IndeksOnline/