75 Mall Live Search
21:45 / E Shtunë, 26 Korrik 2025 / FR

Bajqinovci: Populli do t’i ndëshkojë deputetët që po e mbajnë peng Kuvendin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj partive opozitare, duke i akuzuar se prej muajsh po e mbajnë të bllokuar punën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në një postim në facebook, Bajqinovci ka thënë se qytetarët nuk i kanë votuar deputetët për të sabotuar institucionet, por për t’i përfaqësuar ata dhe për të ndihmuar në zhvillimin e vendit.

“Populli do t’i ndëshkojë të gjithë deputetët e opozitës që prej muajsh po e mbajnë peng Kuvendin e Republikës së Kosovës duke mos votuar fare! A je bërë deputet për t’i bllokuar institucionet dhe për të penguar zhvillimin e vendit!? Mjaft më me sabotime, bojkote e bllokada! Qytetarët nuk kanë votuar për pengues, por për përfaqësues!”, ka shkruar ai./IndeksOnline/