75 Mall Live Search
22:21 / E Enjte, 04 Shtator 2025 / Z S

Bajqinovci: Qeverinë e bëjmë me Fatmir Limajn dhe minoritetet joshumicë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë të enjten në “Politiko” se Qeverinë do ta formojnë në koalicion me Fatmir Limajn dhe minoritetet joshumicë.

Bajqinovci tha se LVV-ja është e gatshme që ta bëjë Qeverinë brenda dy javësh.

“Besoj që mund të jetë një koalicion i ngushtë me 61 vota, besoj me z.Limajn dhe dy deputetë minoritar që për çështjen e Qeverisë nuk do të jenë kundër”, tha Bajqinovci.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, është shprehur i bindur se nëse Albin Kurti nuk mandatohet për kryeministër do të shkohet në zgjedhje të reja./Indeksonline/