75 Mall Live Search
20:04 / E Mërkurë, 12 Tetor 2022 / AR

Bajqinovci: Raporti i KE për herë të parë nuk përmban asnjë vërejtje dhe vlerësim negativ për Qeverinë

Deputeti i Lëvizjës Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se raporti i Këshillit të Europës për herë të parë nuk përmban asnjë vërejtje dhe vlerësim negativ për Qeverinë dhe qytetarët e Kosovës.

Nga viti në vit do raporti do të jetë më i mirë se tjetri sepse ashtu do të jetë edhe puna jonë, gjithnjë më e mirë”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Raporti për vendin për Republikën e Kosovës për herë të parë nuk përmban asnjë vërejtje dhe vlerësim negativ për Qeverinë e qytetarëve të Kosovës. Një theks të veçant në raport i kushtohet edhe përpjekjeve të qeverisë sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Po ashtu raporti thekson se një numër i aksioneve të suksesshme për luftim të krimit të organizuar është kryer duke përfshirë bashkëpunim ndërkombëtar e ndërkufitar si dhe progres është shnënuar edhe në luftën kundër terrorizmit dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.Nga viti në vit do raporti do të jetë më i mirë se tjetri sepse ashtu do të jetë edhe puna jonë, gjithnjë më e mirë./Indeksonline/