75 Mall Live Search
20:49 / E Shtunë, 03 Shtator 2022 / Gj. Sh

Bajqinovci: Reagimet e opozitës ishin prej sateliti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci, bëri të ditur se pas prezantimit të pakos së dytës në mbështetje të qytetarëve se reagimet e opozitës ishin si prej satelitit.

Bajqinovci renditi reagimet e opozitës dhe i akuzoi se nuk kanë punuar për popull por për interesa grupore dhe skandale.

Pakoja që u miratua sot nga Qeveria e Kosovës kishte vlerë prej 150 milionë euro nga e cila përfitojnë 300 mijë familje dhe 600 mijë qytetarë.