Bajqinovci: Serbia po i pengon mërgimtarët qëllimisht

Gjatë dy ditëve të fundit kufinjët me Kosovën janë të mbingarkuar nga mërgimtarë që po vijnë drejt Kosovës për të festuar së bashku me familjet për festat e fundvitit, shkruan IndeksOnline.
Ata po detyrohen të presin deri në 10 orë rrugës.
Deputeti I LVV, Mefail Bajçinovci, duke iu uruar mirëseardhje mërgimtarëve ka thënë se ata po pengohen qëllimisht dhe pa arsyeje nga Serbia.
“Ju uroj mirëseardhje nga zemra mërgimtarëve tanë në vendlindjen e tyre për festat e fundvitit.
Infuzioni i vërtetë ekonomik janë ata, ndërsa festave ju japin gjallëri dhe atmosferë gêzimi në familjet tona.
Në anën tjetër Serbia vazhimisht po i pengon mërgimtarët tanë, duke i bllokuar kufijtë me qëllim e pa arsye!”, tha ai./IndeksOnline/