75 Mall Live Search
21:42 / E Enjte, 16 Janar 2025 / H F

Bajqinovci: Sonte në Stanovc të Vushtrrisë mirëpritem dhjetëra votues të rinj që i bashkohen Lëvizjes

Mefail Bajqonovci, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, ka zhvilluar një aktivitet në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ku është mirëpritur nga dhjetëra votues të rinj që janë bashkuar me Lëvizjen.

Gjatë këtij takimi, Bajqonovci ka shprehur mirënjohje për angazhimin e asamblistit dhe profesorin Ymer Haradinaj, të cilin e ka falënderuar për punën e palodhshme në zhvillimin e fshatit më të madh të Vushtrrisë.

“Sonte në Stanovc të Vushtrrisë mirëpritem dhjetëra votues të rinj që i bashkohen Lëvizjes!Falënderim i veçantë për asamblistin dhe Profesorin Ymer Haradinaj për angazhimin dhe punën e palodhshme në fshatin më të madh të Vushtrrisë. Ky mobilizim është garancia e fitores më 9 shkurt!”, ka shkruar ai.