Bajqinovci: Sot, opozita e paska kuptuar se bllokimi i seancës së djeshme ishte veprim i dëmshëm për shtetin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar opozitën për qëndrimin e saj pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit.
Përmes një reagimi në rrjetin social në Facebook, Bajqinovci u shpreh se opozita nuk po e pranon certifikimin e zgjedhjeve dhe as pozitën e deputetit.
”Opozita nuk po e pranon certifikimin e zgjedhjeve duke refuzuar edhe pozitën e deputetit. Në fakt, nuk po e pranon as vullnetin e qytetarëve.Mandati i deputetit nuk është privilegj që e merr kur të pëlqen dhe e refuzon kur nuk je i kënaqur me rezultatin. Është përgjegjësi që buron nga vota e popullit”, ka shkruar ai.
Me gjasë, sot opozita e ka kuptuar se bllokimi i antishtetëror i seancës së djeshme ishte veprim i dëmshëm për shtetin, ka shtuar ai./Indeksonline/