Bajqinovci s’u ndahet replikave me LDK-në: Sipas jush, veriu nuk qenka territor i Kosovës!

Mefail Bajqinovci vazhdon të replikoi me zyrtarët e LDK-së. Deputeti i Vetëvendosjes ka thënë se me deklaratat e fundit, LDK-ja s’e sheh veriun si pjesë të Kosovës.
“Për zyrtarët e LDK-së veriu nuk qenka territor i Kosovës, sa që thonë se siguria në veri nuk është punë e kryeministrit. E kush i menaxhon institucionet e sigurisë si policinë, AKI-në, Shërbimi korrektues dhe institucionet e tjera të shtetit të Kosovës që funksionojnë në veri, po mendoni që KFOR-i?
Institucionet e Kosovës duke filluar nga Policia e Kosovës, AKI-ja e kanë obligim ligjor të veprojnë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Veriu nuk është përjashtim!
Përgjegjës për sigurinë është olicia e Kosovës, legjislacioni i Kosovës i jep të drejtën dhe obligimin institucioneve tona të sigurojnë rendin dhe ligjin në çdo cep të territorit.
LDK-ja me këto deklarata nuk e sheh veriun e Kosovës si pjesë të territorit të Kosovës, shpesh e cilësojnë Policinë e Kosovë me at të Rankoviqit.
S’ka kthim mbrapa”, shkruan Bajqinovci në Facebook./Indeksonline/