18:55 / E Martë, 07 Prill 2020

Bajqinovci: Të shkarkohet edhe menaxhmenti i KEK-ut

Në vazhdën e shkarkimeve, sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot ka bërë të ditur se drejtori ekzekutiv i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” është liruar nga detyra dhe është kthyer në pozitën e mëhershme si drejtor për konsumatorë.

Ndërsa, deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se njësoj si edhe me bordet tjera, duhet të veprohet edhe me atë të KEK-ut.

“Besoj që edhe në KEK duhet të veprohet sikurse me ujësjellësin, infrakosin, telekomin duke shkarkuar menaxhmentin për shkak keqpërdorimeve që kanë ndodhur vite me radhë”, shkruan Bajqinovci./Indeksonline