16:11 / E Shtunë, 24 Shtator 2022 / MSH

Bajqinovci thotë se po shantazhohet anëtarësia e Këshillit Grevist: Nuk mund të mbesin peng të një greve politike

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar Rrahman Jasharajn dhe Këshillin Grevist, duke thënë se ata po shantazhojnë anëtarësinë e tyre.

Sipas Bajqinovcit, Këshilli Grevist po e paraqet Qeverinë si një armik, përballë të cilit nuk duhet të dorëzohen.

“Jemi partner social po thonë. Duam dialog po thonë. Por ja si e paraqet Këshilli Grevist qeverinë si armik ndaj të cilit nuk duhet dorëzuar. Ja se si shantazhohet anëtarësia e tyre duke u thënë se nëse dorëzohemi tani çdo ditë do të na zbulohet nga një zezë për ne. Cilat janë ato të zeza? Nuk mund të mbesin peng të një greve politike” ka shkruar Bajqinovci në facebook.

Ai ka ndarë edhe një video të Jasharajt, ku flet pikërisht për “të zezat” që mund të zbulohen.