Bajqinovci tregon se ndaj kujt ka vija të kuqe Lëvizja Vetëvendosje

Deputeti i Vetëvendosjes Mufail Bajqinovci ka thënë se partia e tij ka vija të kuqe ndaj korrupsionit e vjedhjes së pasurisë së shtetit e popullit të Kosovës.
Ai duke iu përgjigjur kështu pyetjeve të PDK-së se a i kanë hequr vijat e kuqe ndaj tyre për një bashkëpunim të mundshëm mes këtyre dy subjekteve, ka thënë se presin që edhe PDK të vendos këso vija të kuqe.
Postimi i plotë i tij:
Ne kemi vija të kuqe ndaj korrupsionit e vjedhjes së pasurisë së shtetit e popullit të Kosovës. Kemi vija të kuqe ndaj banditizmit, nepotizmit e cubërisë që është instaluar gjithandej institucioneve 20 vjet rresht.
Tash, ne, po presim që edhe ju (PDK) t’i vendosni këto vija të kuqe sikurse ne dhe atëherë, do të keni përfituar shumë ju, por sidomos do të ketë përfituar shumë Kosova. Është shumë me rëndësi që të kuptoni se mund të jetohet pa vjedhur. Madje jetohet mirë!