12:50 / E Diele, 14 Gusht 2022 / MSH

Bajqinovci u reagon atyre që thonë se legjislatura ka dështuar: Është tendencë e kotë!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj kolegëve të tij nga partitë e tjera, të cilët e kanë quajtur si të pasuksesshëm legjislaturën nën qeverisjen e Kurtit.

Sipas tij, kjo është një tendecë e kotë, dhe se sesioni pranveror i Kuvendit ka miratuar më shumë se dy të tretën e agjendës së paraparë.

Ai gjithasthu ka përmendur edhe mungesat e deputetëve, e për të cilat mendon se duhet të ketë sanksione.

“Tendenca për ta paraqitur legjislaturën momentale të Kuvendit si të dështuar është e kotë.Vet numri i ligjeve të miratuara tregon për suksesin e kuvendit. Sesioni pranveror i kësaj legjislature ka miratuar 87 projektligje që përbëjnë më shumë se 2/3 e agjendës së paraparë legjislative që në fakt është dyfishi i mesatares së zakonshme që i ka karakterizuar legjislaturat e paraprake” ka shkruar Bajqinovci.

“Sa për mungesat e deputetëve, pajtohem se duhet të ketë sanksione. Mirëpo, është jokorrekte që në emër të kësaj çështje, të tentohet të minimizohet suksesi më i madh i kësaj legjislature” vijoi deputeti i LVV-së.