75 Mall Live Search
12:44 / E Diele, 24 Maj 2020 / indeksADMonline

Bajqinovci uron festën: Një muaj durim, etje, uri, solidaritet dhe lutje në një situatë jo të zakonshme gjatë Ramazanit

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka uruar festën e Fitër Bajramit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Bajqinovci tha se Bajrami është ndër festat më të rëndësishme të fesë Islame.

“Një muaj durim, etje, uri, solidaritet dhe lutje në një situatë jo të zakonshme me kufizime gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit.

Gjithë atyre që kanë agjëruar, Zoti ua pranoftë agjërimin, lutjet dhe sakrificën.

Shëndet, mbarësi, dashuri, harmoni, dhe paqja qofshin me ju dhe familjet e juaja.

Zoti ju bekoftë juve, familjet e juaja, vendin tonë dhe gjithë shqiptarët kudo që gjenden në këto momente”, ka shkruar ai./Indeksonline/