Bajqinovci vazhdon agjendën në ShBA, takon kongresmenin, Hakeem Jeffries

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, po vazhdon agjendën e tij, në kuadër të vizitës zyrtare në ShBA.
Së fundi ai takuar kongresmenin Hakeem Jeffries.
Bajqinovci ka shkruar në Facebook se Jeffries është demokrati më me influencë në Kongresin amerikan.
Postimi i plotë i Bajqinovcit:
Jashtëzakonisht i nderuar që një një ceremoni formale të organizuar këtu në ShBA kam takuar kongresmenin, z. Hakeem Jeffries.
Z.Jeffries është demokrati më me influencë në Kongresin amerikan.
Z. Jeffries e njoftova për disa nga çështjet më të rëndësishme që janë në proces reformues në shtetin tonë, çfarë e bëri të lumtur dhe na inkurajoi të vazhdojmë më tej, duke shtuar se përkrahja nga aleati ynë më i madh nuk mungon.
ShBA-të janë garancia jonë më domethënëse për avancim e zhvillim dhe sigurinë për rrugën e drejtë ma dha Kongresmeni Jeffries.