Bajqinovci: Vota për Albin Kurti dhe Vetëvendosjen garanton qeverinë pa Listën Serbe

PZAP dhe Gjykata Supreme kanë mundësuar certefikimin e Listes Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit..
E lidhur me këtë ka reaguar deputeti i VV-së Mefail Bajqinovci. Ai ka thënë se pasi që këto dy institucione mundësuan certefikimin e Listes Serbe, zgjidhja e vetme që kjo listë të mos jetë në Qeveri, është përmes votës popullore.
Bajqinovci ka thënë se 500 mijë vota është pragu që garanton mosvarësine nga Lista Serbe e Beogradit.
“PZAP dhe Gjykata Supreme mundësoi certifikimin Listës Serbe. E tash, të dashur qytetarë, zgjidhja e vetme që Listën Serbe mos ka kemi në qeveri është përmes votës popullore. Vota për Albin Kurti dhe VETËVENDOSJEN! është e vetmja votë që e garanton qeverinë pa Listën Serbe. 500 mijë vota është pragu që garanton mosvarësine nga Lista Serbe e Beogradit”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.