07:35 / E Martë, 07 Dhjetor 2021 / AR

Bajqinovci zbulon detaje nga raportimi i Mehajt që ishte i mbyllur për media

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka zbuluar disa detaje nga raportimi i mininstrit të FSK-së, Armend Mehaj, në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, i cili ishte i mbyllur për media.

Në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7, Bajçinovci tha se ka blerje të armatimit të cilat janë konfidenciale.

“Ka blerje të armatimit që nuk dihet, janë konfidenciale. Edhe ai 30 milionësh që e ka cek ministri futet brenda asaj. Ka raportu ministri i FSK-së, Armend Mehaj, dhe normalisht pjesa konfidenciale nuk është lejuar për media për shumë arsye.  E para ka të bëjë me një notë verbale të SHBA-së për cështjen e tendencës për t’u marrë pajsisjet ushtarake për t’i përdorur Policia”, tha Bajqinovci.

Ai tha se nuk ka asnjë notë verbale prej SHBA-së për Qeverinë e Kosovës.