75 Mall Live Search
23:20 / E Premte, 13 Shkurt 2026 / F.R

Bajraktari i shkruan letër Trumpit për Gjykatën Speciale, kërkon një gjykim të drejtë për ish-krerët e UÇK-së

Aktivisti dhe përfaqësuesi i komunitetit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ka bërë të ditur se i ka dërguar një letër zyrtare Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, lidhur me proceset gjyqësore që po zhvillohen ndaj ish-udhëheqësve të Kosovës në Hagë.

Përmes një postimi në facebook, Bajraktari thekson se në cilësinë e një qytetari amerikan dhe përfaqësuesi të komunitetit shqiptaro-amerikan, ka shprehur shqetësimin për funksionimin e Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke kërkuar angazhim më të madh nga SHBA-të për të garantuar një proces të drejtë dhe të paanshëm, shkruan IndeksOnline.

Në letër, ai përmend në mënyrë të veçantë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe institucioneve shtetërore, përfshirë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, si dhe të tjerët që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Sipas Bajraktarit, Shtetet e Bashkuara, si aleate historike të Kosovës, duhet të luajnë rol aktiv për të siguruar që standardet ndërkombëtare të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut të respektohen plotësisht gjatë këtij procesi./IndeksOnline/