75 Mall Live Search
23:09 / E Diele, 23 Qershor 2019 / indeksADMonline

Bajraktari, një nga figurat më të rëndësishme shqiptare në botë, 50 vjet nga migrimi i familjes së tij në ShBA

Harry Bajraktari njihet si një ndër njerëzit më kontribuues ndër dekada i afirmimit të Kosovës dhe çështjes shqiptare nëpër botë, veçanërisht në ShBA.

Bajraktari është një prej figurave më të rëndësishme shqiptare kudo në botë.

Ai ka arritur që shqiptarët dhe Kosovën në përgjithësi ta përfaqësojë denjësisht kudo, duke i dhënë një imazh fantastik njerëzve të cilët nuk kanë pasur rastin të njihen me shqiptarët.

Kontributet e Harry Bajraktarit janë të vazhdueshme dhe ai asnjëherë nuk ndalon së punuari për lobimin e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sot është shënuar 50-vjetori i migrimit në Amerikë të familjes së tij, e me këtë rast ai ka pritur shumë mysafir në kullën e familjes në Vranoc.

Për ta nderuar atë dhe veprën e tij nuk munguan edhe fytyra të shumta publike të vendit.

Madje fjalë miradije për të pati edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradianj i cili tha se Bajraktari bëri shumë për të drejtën shqiptare, për lirinë dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës.

E jashtëzakonshme është figura e Bajraktarit, si një shqiptar që i ka hapur dyert e Kosovës n politikën e lartë amerikane./Indeksonline/