75 Mall Live Search
10:23 / E Mërkurë, 16 Korrik 2025 / LB

Bajraktari: Trupi gjykues dështoi për t’u dëshmuar objektiv, vendimi rrënon besimin në drejtësi

Avokati Ardian Bajraktari ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas vendimit të sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë, ku është refuzuar mocioni i palës mbrojtëse për rrëzimin e akuzave ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në postimin e tij, Bajraktari ka shprehur zhgënjimin ndaj këtij vendimi, duke e cilësuar atë si një dështim të drejtësisë ndërkombëtare për të treguar objektivitet dhe paanshmëri.

Ndryshe, sot trupi gjykues i Themelores së Dhomave të Specializuara e rrëzoi parashtrimin e përbashkët të mbrojtjes së Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit për t’i hequr nga aktakuza të gjitha incidentet që sipas mbrojtjes binin jashtë periudhës së konfliktit të armatosur.