75 Mall Live Search
09:20 / E Mërkurë, 16 Dhjetor 2020 / OSH

Bajram Gecaj: Veç LDK-ja është parti e mirë…dikush e ka “mizën mas veshi”

Këshilltarit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut, Bajram Gecaj, ka thënë se vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës është parti e mirë.

Gecaj në Facebook thotë se partitë tjera i sheh vetëm si parti që në sistemin elektoral iu imponohen si partnerë potencial.

Përmes këtij statusi ai ka shkruar se ka disa individë që “këmbë e krye” kanë hyrë në agjendën e një partie rivale.

“Personalisht, vetëm LDK-në e shoh parti të mirë. Tjerat, pa dallim, i shoh si parti që, në sistemin tonë elektoral, na imponohen si partnerë potencial. Në anën tjetër, disa individë, të cilët “këmbë e krye” kanë hyrë në axhendë të një partie rivale, akuzojnë tjerët për të njëjtën. Dikush në këtë mes definitivisht e ka “mizën pas veshi”, ka shkruar ai.