19:23 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Bajram Hasani kërkon besimin e qytetarëve për deputet më 6 tetor

Bajram Hasani, kandidat për deputet i koalicionit AAK-PSD përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka përcjell një mesazh për zgjedhjet e 6 tetorit, ku ka kërkuar votën e qytetarëve.

“Sot është dita e fundit e fushatës. Unë jam në listën e koalicionit AAK-PSD me numrin 31.

Kërkoj besimin tuaj për t’iu përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës. Për mua do të jetë nder i veçantë ta përfaqësoj rajonin e Anamoravës në Kuvend”, ka shkruar Hasni.

Ai ka shkruar se zotohet se shqetësimet e tyre në Kuvendin e Kosovës do të dëgjohen çdoherë.

“Votoni të dielën, për një të ardhme 100% të dinjitetshme dhe të sigurt”, ka shkruar Hasanai.

“Unë dua një të ardhme më të mirë për qytetin tim, për rajonin tim, për Kosovën time.
Njëjtë sikur ti edhe unë i rris fëmijët e mi këtu. Njëjtë sikur fëmijët e tu, edhe fëmijët e mi rriten këtu, shkollohen këtu, ushqehen këtu dhe ndërtojnë jetën këtu”, ka shkruar ndër të tjera Hasani.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë,

Sot është dita e fundit e fushatës. Unë jam në listën e koalicionit AAK-PSD me numrin 31.
Kërkoj besimin tuaj për t’iu përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës. Për mua do të jetë nder i veçantë ta përfaqësoj rajonin e Anamoravës në Kuvend. Zotohem se shqetësimet tuaja do të dëgjohen çdoherë
Votoni të dielën, për një të ardhme 100% të dinjitetshme dhe të sigurt.
Votojeni koalicionin me listën më të mirë, votojeni koalicionin AAK-PSD, votojeni Ramush Haradinaj kryeministër, sepse bëri që ne të ndjehemi zot në tokën tonë, në shtetin tonë.
Më votoni edhe mua! Ua kam dëshmuar se ndershmërinë, hallet tuaja, prodhimin e Kosovës, të mirën e saj e kam prioritet.
Unë dua një të ardhme më të mirë për qytetin tim, për rajonin tim, për Kosovën time.
Njëjtë sikur ti edhe unë i rris fëmijët e mi këtu. Njëjtë sikur fëmijët e tu, edhe fëmijët e mi rriten këtu, shkollohen këtu, ushqehen këtu dhe ndërtojnë jetën këtu.
Për ditë të bardha për mua, për ty, për secilin.

Voto! Voto! Voto!
119 AAK-PSD-Koalicioni 100% Kosovë
Ramush Haradinaj 1
Bajram Hasani 31