22:19 / E Enjte, 03 Tetor 2019 / indeksADMonline

Bajram Hasani: Koalicioni për 100 % shtet garanton mirëqenie, siguri, barazi për të gjithë

Bajram Hasani, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-PSD pak ditë para zgjedhjeve u është drejtuar qytetarëve me një mesazh.

“Për mua si ish ministër i Qeverisës së Kosovës, do të jetë nder të ju përfaqësoj në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Hasani në një statusi në Facebook.

Hasani u ka bërë thirrje qytetarëve, e në veçanti atyre të rajonit të Gjilanit që të votojnë për njerëz të ndershëm të cilët e kanë dëshmuar se punojnë për të mirën e qytetarit.

Statusi i tij i plotë:

Fushatës po i vie fundi. Pothuajse secili tashmë jemi përcaktuar për kënd do të votojmë të dielën, më 6 tetor.
Qytetarët e Gjilanit, Kamenicës, Vitisë e krejt Kosovës janë përcaktuar për fitoren e koalicionit AAK-PSD.
Për mua si ish ministër i Qeverisës së Kosovës, do të jetë nder të ju përfaqësoj në Kuvendin e Kosovës.
Vota juaj për njerezit tuaj, për njerëzit e mirë të kësaj ane, profesionistët, ata që ua kanë dëshmuar me punë e ndershmëri, është votë për të ardhmen e fëmijëve tuaj, votë për shtetin e sigurt, shtetin zhvilluar ekonomikisht.
E diela, po vjen. Para se të niseni për të votuar kujtohuni se në listë ka njerëz që për të mbrojtur taksat tuaja, djersën tuaj kanë hequr dorë nga privilegjet e posteve ministrore dhe nuk janë lëkundur para asnjë presioni, kërcënimi e shantazhi.
Për fëmijët e mi, për fëmijët tuaj, për familjet tona të shenjta, votoni drejt.
Koalicioni për 100 % shtet, ju garanton mirëqenie, siguri, barazi për të gjithë.

119 AAK-PSD
1 Ramush Haradinaj
31 Bajram Hasani