75 Mall Live Search
21:57 / E Enjte, 17 Prill 2025 / H F

Bajrami akuzon Kurtin dhe Muratin për shkelje të ligjit në emërimin e drejtorit të Doganave

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas riemërimit të drejtorit të Doganave nga Qeveria në detyrë, duke e cilësuar këtë veprim si shkelje të Nenit 31 të Ligjit për Qeverinë.

Bajrami theksoi se ky nen ndalon inicimin e procedurave të reja për emërime në pozita publike nga një qeveri në dorëheqje.

Bajrami akuzoi ministrin Hekuran Murati dhe kryeministrin Albin Kurti për veprime të paligjshme dhe u bëri thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë ndaj, siç i quajti, “shkeljeve flagrante të ligjit.