Bajrami akuzon qeverinë “Kurti”: 811 milionë euro të qytetarëve për rrymën e importuar
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj politikave energjetike të qeverisë, duke theksuar se që nga ardhja në pushtet e kryeministrit Albin Kurti, Kosova ka importuar energji elektrike në vlerë prej rreth 811 milionë euroah.
Sipas saj, këto shpenzime nuk janë mbuluar nga buxheti i shtetit, por janë bartur drejtpërdrejt te qytetarët përmes faturave mujore të energjisë. Bajrami vlerësoi se kjo shumë përkthehet në mbi 500 euro për kokë banori.
Ajo ka ngritur shqetësime edhe për destinimin e këtyre mjeteve, duke deklaruar se paratë e qytetarëve kanë përfunduar, sipas saj, te “mafia energjetike”, për të cilën tha se kryeministri Kurti i njeh më së miri.
“Pyeteni Albinin kush është ”mafia energjetike”, se ai e njeh më së miri”, ka thënë Bajrami. .

