Bajrami e befasuar: Albini s’qenka pjesë e aktakuzës për rezervat
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se është befasuar që kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk është pjesë e aktakuzës së ngritur ndaj ministres Rozeta Hajdari dhe tre të tjerëve për skandalin me rezervat shtetërore.
Ajo publikoi vendimin e Kurtit të vitit 2022 për përjashtimin e procedurave të prokurimit për furnizimin e rezervës, duke shkruar ë se Kurti ka qenë ai që ka marrë vendim për “blerje sekrete të miellit e vajit”.
Në postimin e saj në Facebook, Bajrami ndër tjerash shkroi se ajo dhe të gjithë ata që e duan këtë Republikë “kanë problem me Kurtin”.
“Albini ka leju me u nënshkru mbi 3000 tenderë sekret, në vlerë prej 240 milionë euro, Albini ka leju mafinë energjetike dhe rreth 800 milionë euro import të rrymës, andaj edhe unë dhe gjithë ata që e duan këtë Republikë kemi probleme me Albin Kurtin! U befasova se si ai nuk qenka pjesë e aktakuzës!”, ka shkruar Bajrami.

