22:59 / E Martë, 04 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Bajrami e LDK-së me një thirrje pak para mesnatës: Të ekzekutohen pagat nesër!

Deputetja e LDK-së, ka disa fjalë për ata që po e mbrojnë Qeverinë për mosekzekutimin e pagave.

Bajrami u ka bërë me dije se pagat për punëtoret e arsimit nuk kanë dalë ndërsa punëtorëve të administratës të cilët po ashtu kanë qenë në grevë gjatë shtatorit po.

Ajo gjithashtu ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që pagat të ekzekutohen nesër./IndeksOnline/

Postimi i plotë:

Të gjithë ju që po e mbroni Qeverinë për mosekzekutim të pagave për punëtorët e arsimit dhe po thirreni në zbatushemëri të ligjit, a e dini se pagat iu kanë dalë punëtorëve të administratës të cilët po ashtu kanë qenë në grevë gjatë shtatorit?

Po besoj të gjithë pajtohemi se:

“Më keq se moszbatimi i ligjit është zbatimi i tij në mënyrë selektive”. Të ekzekutohen pagat nesër!