23:50 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Bajrami e quan skandaloze ndarjen e mjeteve për familjarët e rastit ‘Kumanova’

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e ka quajtur skandal vendimin e Qeverisë Haradinaj për ndarjen e mjeteve për familjet e  të dënuarve dhe të vrarëve në përleshjen e Kumanovës.

Ajo vendimin për të përkrahur familjet e rastit ‘Kumanova’ e quan skandaloze, derisa përmend edhe dërgimin e veteranëve në pushime.

“Korrrupsion ka pothuajse çdo ditë, ju e keni pa, janë mbi 50 vendime të Qeverisë, nga ma skandalozet,  ku ndahen para për të quar veteran në deti, qoftë kur ndahen familjeve të te akuzuarve për terrorizëm në rastin  Kumanova dhe plotë vendime tjera. Çka nuk ka, ndahen taksat  taksat e shtetit, për kësi lloje qëllime” , ka thënë Bajrami para deputetëve, transmeton Indeksononline.

Ajo ka përmendur edhe rritjen e numrit të këshilltarëve, ministrive e kordinatorët, të cilat sipas saj po i kushtojnë lartë buxhetit të shtetit./Indeksonline/