75 Mall Live Search
20:11 / E Mërkurë, 26 Mars 2025 / S Z

Bajrami: Gjatë një mandati të Qeverisë Kurti asnjë shtet s’e njohu Kosovën, sot e bëri Kenia rezultat i Pacollit

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka shkruar në Facebook se gjatë një mandati të plotë të Qeverisë Kurti asnjë shtet nuk e ka njohur Kosovën.

Ndërkaq, sot e njohu Kenia, si rezultat i lobimit të ish-presidentit Behgjet Pacolli.

Bajrami e ka falënderuar Pacollin për kontributin e dhënë.

 “Nga 22 Mars 2021 deri më 22 Mars 2025 – gjatë një mandati të plotë të qeverisë Kurti, asnjë shtet nuk e ka njohur Kosovën. Sot, njohja nga Kenia vjen si rezultat i angazhimit të ish-presidentit dhe ish-ministrit të jashtëm, z. Behgjet Pacolli. Faleminderit për punën dhe kontributin tuaj z. Pacolli”, ka shkruar Bajrami në Facebook.