75 Mall Live Search
11:52 / E Enjte, 29 Maj 2025 / S Z

Bajrami i quan të turpshme deklaratat e Kurtit për protestën e bizneseve

Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, pas dështimit të senacës konstituive, ka folur lidhur me deklaratat e Albin Kurtit për protesten e bizneseve. Kurti tha se ka kaluar koha e barrikadave dhe se ato nuk do të lejohen më.

E Bajrami i quan të turpshme deklaratat e Kurtit, i cili sipas Bajramit po i krahason barrikadat e bizneseve me ato të serbeve në veri.

“Sot shpreh shqetësimin e  madh për gjendjen e biznesit. Kurti ka deklaruar se ka kaluar koha e barrikadave. Është e turpshme, e dijmë që në çfarë konotacioni përdoren barrikadat. Ai sot protestën e  bizneseve e krahason me barrikadat e vendosura nga Lista Serbe. Kjo është e papranueshm. Beteja e kurtit s’është të ndertojë por të shkatërrojë. Albin Kurti nëse i mund këto 1300 biznese, nuk i mund ata por ekonominë e Kosovës. Dhe i vetmi përfitues është Serbia. Është situatë e pakëndshme. Çfarë ka ndodhur në sektorin e energjisë këto katër vite, duhet të hetohen”, tha Bajrami./Indeksonline/