75 Mall Live Search
17:42 / E Shtunë, 22 Qershor 2024 / Gj. Sh

Bajrami i reagon Muratit: Falë politikave dhe mospunës së kësaj Qeverie rreth 250 mijë banorë jetojnë në varfëri ekstreme

Ish-ministrja e Financave dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ministrit Hekuran Murati pasi ky i fundit ka treguar shifra se si 61 mijë familje janë subvencionuar për faturat e energjisë në gjashtë muajt e fundit.

Bajrami thotë se ky financim është nga BE-ja dhe shton se Hekuran Murati duhet të mbahet përgjegjës për faktin që ka premtuar lirim të çmimit të energjisë dhe e kanë bërë të kundërtën në pushtet.

Nënkryetarja e LDK-së ka thënë se falë politikave të Qeverisë Kurti, 61 mjë familje apo 250 mijë banorë jetojnë në varfëri ekstreme.

Postimi i plotë: