75 Mall Live Search
13:29 / E Diele, 31 Mars 2024 / LB

Bajrami i reagon Muratit për investimet kapitale, e quan ministër propaganda

Deputetja e Lidhjes Demokraike të Kosovës, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati pasi tha se vitin e kaluar ka pasur rritje të madhe të investimeve kapitale.

Bajrami e ka quajtur Muratin ministër propaganda.

“Prapë me shifra të pasakta. Edhe një herë sipas ministrisë që ti drejton – ministrisë së financave, investimet kapitale të nivelit qendror në vitin 2023 janë të njëjta me vitin 2017 – 349 milionë euro, vetëm se në vitin 2017 buxheti i Kosovës ka qënë 1.8 miliardë euro e në vitin 2023 buxheti ishte 2.923 miliardë euro dhe inflacioni në 3 vite të qeverisë tuaj është 23%”, ka shkruar ndër të tjera Bajrami.