12:34 / E Shtunë, 20 Prill 2024 / FR

Bajrami i reagon Qeverisë për zotimin rreth rrugës Kijevë-Zahaq: Ju s’jeni asgjë tjetër pos mashtrues, të korruptuar dhe dembelë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar Qeverisë pasi të premtën u zotuan se rruga Kijeëve-Zahaq do të përfundojë për 420 ditë.

Bajrami është shprehur, se qeveria urën 38 metra te liqeni i Badovcit nuk ka arritë ta përfundoj prej 19 janarit të vitit 2023.

“Qeveria e cila për tri vite ka përfunduar veç një projekt – urën tri metra të Saradranit, dje u zotua se rruga Kijevë-Zahaq do të përfundon për 420 ditë.

Kush e beson një gjë të tillë?

Është po e njëjta Qeveri që urën 38 metra te liqeni i Badovcit nuk ka arritë ta përfundoj prej 19 janarit të vitit 2023 – veç 38 metra urë!”, ka shkruar Bajrami.

Lidhur me deklaratat se janë kursyer miliona për këtë rrugë, Bajrami ia përmendur qeverisë kontratat njëburimore, derisa i ka quajtur zyrtarët e qeverisë “mashtrues, të korruptuar dhe dembelë”.

“Gjithashtu paskan thënë se kinse në rrugën Kijevë-Zahaq këta ja paskan kursy shtetit rreth 150 milionë euro.

Po këtë a e beson kush?

Dmth. qeveria  që ka nënshkruar rreth 240 milionë euro kontrata sekrete plot 889 sosh deri me tani, qenka vonu për shkak me e kursy buxhetin e shtetit?!  Kush me kursy? Ministria e cila në mënyrë komplet joligjore e korruptive i ka shly dhjetra miliona euro borxhe ndaj shtetit që i kanë pasë kompanitë e ambalazhimit të ujit.

Ju s’jeni asgjë tjetër pos mashtrues, të korruptuar dhe dembelë që as praktikën nuk arritet ta përfundoni”, ka shkruar tutje Bajrami.