75 Mall Live Search
23:26 / E Hënë, 12 Maj 2025 / Burim

Bajrami i reagon Razvanollit: Sqaroja publikut qysh në grupin e Whatsapp-it ndaheshin tenderë milionësh të KEK-ut për kompani që nuk i plotësonin kriteret

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur kritikave të ministres në detyrë, Artan Rizvanollit,  rreth idesë së ndarjes së 50 milionë eurove për subvencionimin e bizneseve të mëdha, të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Përmes një shkrimi në Facebook, deputetja Bajrami shkruan se Artane Rizvanolli nuk plotëson asnjë kusht për të kritikuar veprimet apo mos veprimet e kujtdo, aq me pak të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ajo i ka kërkuar ministres Rizvanollit t’i sqaroj publikut se qysh në grupin e Whatsapp-it ku ajo ishte pjesë ndaheshin tenderë milionësh të KEK-ut për kompani që as kriteret nuk i plotësonin, raporton IndeksOnline.

“Për me tepër znj. Rizvanolli, ju keni përgjegjësi direkte që gjatë mandatit të tuaj energjia për ekonomitë familjare për komsumin mbi 800 MËh është ngritë për 128% (ka pasë rritje edhe për ata që konsumojnë nën 800 MËh). Në postim e paske pranu se çmimi i transmisionit është rritë për 10 -fish, e po mendon që përgjegjësia jote përfundon aty, kur përmes postimit në facebook i kërkoni përgjegjësi ZRrE-së për këtë. Jo, e nderuar, sepse të gjithë e dimë kush gjedhur anëtarët e Bordit të KOSTT-it e kush e ka emëruar mandej drejtorin e KOSTT-it e kush, gjithashtu e dime se me vota të kujt është zgjedhë bordi i ZRrE-së”, ka shkruar Bajrami.

Ajo i ka kërkuar debat publik ministres Rizvanillit për siç ka thënë ‘t’i përballim faktet’.

“Nëse nuk vjen të kuptoj se nuk e ke lehtë në rolin që të ka caktuar partia për të mbrojtur mafinë energjetike, nga Martini e Nagipi, e deri te miku i deputetit Kurti në Greqi, z. Georgios Peristeris”, përfundoi Bajrami. /IndeksOnline/