19:54 / E Martë, 27 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Bajrami: Injorimi i grevës është injorim ndaj 318 mijë fëmijëve

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi që SBAShK-u po akuzohet se janë ndikuar politikisht.

Ajo ka thënë se Ministrja Nagavci është dashur që nga 25 gushti e deri me sot ta takojë secilin mësimdhënës në Kosovë, duke e vizitu çdo shkollë e qerdhe dhe me pa se ku qëndron problemi.

Duke i kujtuar pozitës se në grevë janë edhe mësimdhënësit që kanë votuar VV-në në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kurse ata që akuzojnë SBAShK-un, dhe nuk kërkojnë angazhimin e Qeverisë në këtë gjendje janë duke i kontribu grevës.

‘’ Ne të gjithë duhet të bëjmë presion që këto dy palë të ulën në një tavolinë dhe të mos largohen nga aty pa gjetur një zgjidhje. Kjo betëjë nuk ka fitues, ka vetëm humbës. Mos të humbin më shumë’’, ka shkruar Bajrami në Facebook./IndeksOnline/