75 Mall Live Search
22:07 / E Premte, 30 Gusht 2024 / MSH

Bajrami kalon te skuadra e madhe skoceze

Nedim Bajrami ka arritur marrëveshje me skuadrën e tij të re.

Bëhet fjalë për ekipin Rangers, të dytin më të mirin në ligën skoceze, shkruan Indeksonline.

Lajmin për transferin e Bajramit e ka bërë të ditur gazetari sportiv, Fabrizio Romano.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare po kalon nga italianët e Sassuolos te Rangers për 4 milionë euro, me një kontratë katër vjeçare.

Rrugëtimi i tij me Sassuolon përfundoi pas dy vitesh./Indeksonline/