75 Mall Live Search
14:49 / E Diele, 10 Maj 2026 / b l

Bajrami kërkon subvencionim të plotë të zinxhirit të qumështit për të mbrojtur prodhuesit vendorë

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka kërkuar nga qeveria subvencionim të drejtpërdrejtë të sektorit të bujqësisë, duke filluar nga qumështi.

Sipas saj, mbështetja duhet të mbulojë të gjithë zinxhirin e prodhimit.

“Qeveria duhet ta subvencionojë qumështit, krejt zinxhirin: fermerin, përpunuesin dhe tregtarin, deri në masën që qumështi vendor të bëhet konkurrues në treg”, shkroi Bajrami.