Bajrami: Koha t’i falënderojmë gjithë përkrahësit e mësimit në distancë!

Ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook, duke folur për sfidat pas mbylljes së shkollës, ka falënderuar përkrahësit që treguan përgjegjësi e vullnet për mësim në distancë.
Ajo ka thënë se deri tani janë xhiruar mbi 1800 video-ligjërata dhe kanë punuar qindra vullnetarë. Duke shtuar se puna do të vazhdojë edhe më tutje.
Ky është postimi i saj:
Koha t’i falënderojmë gjithë përkrahësit e mësimit në distancë
Kur u aprovua vendimi për mbylljen e shkollave ishim para
sfidave të mëdha. Të vazhdojmë ta luftojmë COVID-19 apo të bëjmë luftën e
dyfishtë ndaj pandemisë. Krahas qëndrimit në shtëpi vendosëm të organizojmë
mësimit në distancë. Dhe, sot, mund të konstatojmë se ia kemi arritur synimit
tonë.
Fëmijët tanë gjatë kësaj kohe dhe në vazhdim e kanë të obliguar që krahas
edukimit në familje të mësojnë e argëtohen duke u bërë pjesë e ligjëratave të
transmetuara në televizionin publik dhe të publikuara edhe në youtube.
Të dashur nxënës, prindër, mësimdhënës,
Janë xhiruar mbi 1800 video-ligjërata. Kanë punuar qindra vullnetarë. Gjithë kjo punë dhe gjithë këta vullnetarë kanë rrezikuar shëndetin duke u bashkuar në projektin për t’ua dërguar secilës familje shkollën në shtëpi, në kohën kur edhe Kosovës po ballafaqohet me COVID-19.
Puna do të vazhdojë edhe më tutje deri në publikimin e secilit material që do t’iu hyjë në punë mësimdhënësve dhe nxënësve.
Prandaj, shfrytëzoj rastin të FALËNDEROJ gjithë ato gra e ata burra, të rinj e të reja që kanë mundësuar që ky projekt të realizohet, në kushte pandemie, edhe më mundësi të ndonjë lëshimi që do të evitohet me aq sa ka mundësi.
Projekti ende s’ka përfunduar dhe ka shumë punë të cilat po kryhet nga mësimdhënësit dhe vullnetarët përfshirë edhe punëtorët e MAShTI-t, Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë, RTK, Kallxo, Toka etj.
FALEMINDERIT SHUMË!