13:13 / E Martë, 11 Prill 2023 / S Z

Bajrami kritikon Qeverinë për mungesë investimesh kapitale

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka kritikaur Qeverinë e Kosovës për qasjen në raport me investimet kapitale.

Përmes një postimi në Facebook, të martën, Bajrami ka thënë se ”në vitin e kaluar nga 704 milionë euro të parapara për investime kapitale janë shpezuar vetëm 419 milionë euro“.

”Në 419 milionë euro janë përfshirë edhe 88 milionë euro të paguara avans, duke marrë parasysh se investimet kapitale paguhen në situacione kjo edhe mund të jetë joligjore“, ka sqaruar Bajrami.

Ajo ka thënë se edhe kimunat kanë pasur probleme me investime kapitale, por pa fajin e tyre – kritikën e drejton kah qeveria.

”Gjithashtu duhet të përmendet se përformacë të dobët në investime kapitale gjatë vitit të kaluar kanë pasur edhe komunat por kjo aspak për fajin e tyre, për vitin 2022 kjo përgjegjësi në nënshpezim i takon ekskluzivisht nivelit qendror, sepse bllokoj Organin Shqyrtues të Prokurimit për gati një vit dhe nuk mori asnjë masë për adresimin e çeshtjes së inflacionit për kontratat publike deri në fund të vitit 2022“.

”Pra 285 milionë euro që ishin paraparë për investime kapitale nuk u shpenzuan në vitin 2022, kështu Qeveria e përmirësoj deficitin buxhetor, gjë për të cilën  Qeveria po krenohet, por përmirësimi i deficitit buxhetor në këtë mënyrë nuk shprehë asgjë tjetër pos mospunën e  Qeverisë në terma monetar“, ka deklaruar Bajrami.